Konjufca: Përgjegjësi kryesor për deportimin e turqve, është Hashim Thaçi

Aktuale

Konjufca: Përgjegjësi kryesor për deportimin e turqve, është Hashim Thaçi

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:51
Hashim Thaçi

Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët po debatojnë lidhur me arrestimin dhe deportimin e gjashtë turqve. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancë, ka thënë se përgjegjësi kryesor për depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova tek Erdogani, është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Konjofca ka kujtuar kohën kur në fushtatat zgjedhore të Hashim Thaçit, në Kosovë vinte presidenti i Turqisë.

“Arrestimi dhe depërtimi i gjashtë shtetasve turq me leje qëndrimi ka shfaqur të gjitha defektet ligjore dhe kushtetuese që i ka. U shkel Kushtetua e Kosovës. Edhe kryeministri, edhe kryetari i parlamentit. E edhe presidenti të tre këta e dënuan aktin. Prej këtyre të treve njëri po gënjen. Ai i cili nuk është duke e thënë të vërtetën është Hashim Thaçi. Thaçi dhe Ergoani kanë ndërtuar një raport jo ligjor me njeri-tjetrin që mbështetet në konceptin e favoreve ndaj-njëri tjetrit”, ka thënë shefi i GP të Vetëvendosjes.

“Ju kujtohet kur Erdogani vinte në Kosovë për fushatë të thacit dhe ky i fundit ia shpërblente këtë me privatizime. Dhe tash Hashim Thaçi po ia kthen këto favore në mënyrën më të keqe për shtetin e Kosovës përmes shfrytëzimit të fuqisë së tij jashtë ligjit.  Përtej kushtetues, përmes rrjetit kriminal që ai e ka ndërtua. I arreston gjashtë turq në Kosovë dhe ia dërgon Erdoganit”, ka deklaruar tutje Konjufca.

Megjithëkëtë, seanca e jashtëzakonshme po mbahet pas kërkesës së 40 deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat