Haradinaj: Rama duhet ta dijë se Kosova nuk është jetime, ka zot shtëpie

Aktuale

Haradinaj: Rama duhet ta dijë se Kosova nuk është jetime, ka zot shtëpie

Nga: G.B Më: 4 prill 2018 Në ora: 21:15
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka folur për raportin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ka thënë se ka raporte të mira, por kjo nuk e lejon që ta kundërshtojë kur duhet.

Ai ka thënë se Rama duhet ta dijë që Kosova ka zot shtëpi se nuk është jetim, përcjell Bota sot.

“AI duhet ta dijë që Kosova ka zot shtëpie. Unë jam kryeministër, qoftë edhe nëse jam për një ditë, jam unë. Kosova nuk është jetime. Ai duhet ta respektojë, sikur unë që e respektoj atë”, ka thënë Haradinaj në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat