Kai Eide dekorohet me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të pavarësisë

Aktuale

Kai Eide dekorohet me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të pavarësisë

Më: 5 prill 2018 Në ora: 15:08
Kai Eide dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot diplomatin norvegjez dhe ish-të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2005, ambasadorin Kai Eide, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ka thënë se të gjitha sukseset e Kosovës, që nga liria deri te shtet-ndërtimi, janë ndërmarrje e përbashkët e popullit të Kosovës dhe miqve të shumtë që i ka Kosova në tërë botën. 

Nga ana tjetër, ambasadori Kai Eide ka thënë se është i nderuar me vizitën dhe dekoratën presidenciale, si dhe ka përgëzuar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për të arriturat në dy dekadat e fundit. 

Raporti i ambasadorit Eide mbi situatën politike në Kosovë për Sekretarin e atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, rezultoi me fillimin e negociatave për definimin e statusit – proces që përfundojë me pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat