Deputeti i Nismës: Ramush ndalu, Hashimi po të merr aty ku ...

Aktuale

Deputeti i Nismës: Ramush ndalu, Hashimi po të merr aty ku ...

Nga: A.ZH Më: 5 prill 2018 Në ora: 18:15
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismas, Zafir Berisha, ka thënë se nëse Serbia bëhet pjesë e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, vërtetohet se bisedimet në Bruksel, janë bërë për ta kthyer Serbinë në Kosovë.

Berisha në një postim në Facebook i ka kërkruar kryeministrit Ramush Haradinaj që të mos shkojë më tej me Asociacionin.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Ndaleni turrin, Kosova nuk është plaqkë që mundeni ta tregtoni si të doni.

Nëse Serbia bëhet pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit /Zajednicës/, po vërtetohet ajo që kemi thën sa e sa herë se bisedimet në Bruksel jan të orkestruar për ta kthyer Serbin në Kosovë!!!

Pse Serbin, që ka bë gjenocid në Kosovë dhe është larguar me luftë nga k,tu, duhet me pyetë edhe për statutin e një OJQ?

Ramush ndalu mos hy më thellë sepse nuk mundesh me dalë më, Hashimi po të merr aty ku nuk e ke vendin.

Bosnizimi i Kosovës si thot populli është ” me futën gjilpërën në këmbën e shnoshë”... ose thën shqip, Ballkani kurr mos me qen i qetë.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat