Abazi tregon skenarin: Fusnota e Thaçit dhe Edita Tahirit po “lejon” Vuçiqin që të sjellë trupa të armatosur në Kosovë

Aktuale

Abazi tregon skenarin: Fusnota e Thaçit dhe Edita Tahirit po “lejon” Vuçiqin që të sjellë trupa të armatosur në Kosovë

Nga: G.B Më: 6 prill 2018 Në ora: 09:06
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se fusnota e Hashim Thaçit dhe Edita Tahiri duket se është e mjaftueshme që të ‘lejojë’ Vuçiqin që të sjellë trupa të armatosur në Kosovë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk do të donte të merremi me një skenar të tillë, por ekziston rreziku i sakrifikimit edhe të ndonjë pjesëtari të ROSU-së dhe sipas tij përmes marrëveshjeve e humbur del vetëm Kosova.

Postimi i tij i plotë:

Fusnota e Thacit dhe Edita Tahirit po duket e mjaftueshme për të “lejuar” Vucicin që të sjellë trupa të armatosur në territorin e Kosovës dhe për institucionet nderkombetare neutrale ndaj statusit mjafton me kthy koken anash. Nuk do të doja asnjeherë të merremi me një skenarë të tillë por nuk dua të jemi naiv dhe të sakrifikojmë edhe ndonjë jetë të pjestarëve rosu përderisa ka marreveshje, si duket. Spektaklet nuk kanë të ndalur ndersa e humbur po del vetem Kosova dhe populli i sajë. Festat gjithëmonë i kanë perdorë per provokim të qytetareve tani edhe të shtetesise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat