14 ditë apo katër muaj – Afati i BE-së dhe i Listës Serbe për Asociacionin

Aktuale

14 ditë apo katër muaj – Afati i BE-së dhe i Listës Serbe për Asociacionin

Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar edhe zyrtarisht me hapa konkret rifunksionalizimin e ekipit për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Një  vendim të tillë e ka mbështetur edhe Bashkimi Evropian, duke i vlerësuar si mjaft të rëndësishme hapat e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Në një komunikatë për media zyra e BE-së bëri të ditur se Kosova do të ketë katër muaj afat ta përfundojë draftin e Asociacionit.

“Njoftimi i kryeministrit Haradinaj është i mirëpritur. Hartimi i statutit ka filluar, dhe do të përfundojë në një afat kohor prej katër muajsh”, thuhej në komunikatë.

Por, këtu del një paqartësi.

Pas arrestimit të Marko Gjuriqit, një ditë më pas, Lista Serbe kishte zhvilluar një mbledhje në Mitrovicën e Veriut.

Në takim me kryetarët serbë, institucioneve u vendos si afat 20 prilli për ta formuar Asociacionin, ose ata kërcënuan se do ta formojnë vetë.

Madje për një gjë të tillë ata kishin gjetur edhe përkrahjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kërcënimet e tilla nuk i kishte marrë parasysh kryeministri Haradinaj, që tha se Lista Serbe nuk do të mund ta formojë vetë Asociacionin.

Ai deklaroi se marrëveshja zbatohet vetëm në bazë të Kushtetutës.

Por ndaj kësja reagoi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq. Ai tha se “krijimi i Asociacionit sipas Kushtetuës së Kosovës, është ëndërr”.

Pikërisht për këtë çështje, kryeministri Haradinaj sa ishte opozitë merrte pjesë në protestat e dhunshme të opozitës. Si do të veprohet tash, mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat