Thaçi dhe diplomati amerikan flasin për rëndësinë e dialogut

Aktuale

Thaçi dhe diplomati amerikan flasin për rëndësinë e dialogut

Nga: Bota sot Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:53
Hashim Thaçi ka pritur Matthew Palmer

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon.

“Kosova është e gatshme për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje të përhershme që forcon paqen në rajon dhe në tërë kontinentin e Evropës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Matthew Palmer, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore i SHBA-së, rikonfirmoi edhe një herë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Presidenti Thaçi dhe drejtori Palmer vlerësuan se vetëm dialogu çon drejt stabilitetit rajonal dhe paqes afatgjate, si dhe mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat