Deputetja e Vetëvendosjes: Ja pse LDK nuk do të hetojë SHIK-un

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes: Ja pse LDK nuk do të hetojë SHIK-un

Nga: A.Zh Më: 7 prill 2018 Në ora: 15:00
SHIK

Gjatë ditës së djeshme, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se Grupit Parlamentar të kësaj partie, po i duhen edhe nëntë vota për hetimin e ShIK-ut.

Haxhiu ka kërkuar mbështetjen edhe të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se tani është momenti që të tregojnë seriozitetin e tyre ndaj kësaj teme.

Mirëpo, deputetja tjetër e VV-së Drita Millaku, mendon se LDK nuk do të nënshkruajë hetimin për SHIK-un, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, Millaku ka thënë se një pjesë e LDK-së, është pjesë aktive e SHIK-ut.

Reagimi i saj i plotë:

Ndoshta dikujt mund ti duket e pabesueshme, por unë mendoj se LDK nuk do të nënshkruaj hetimin për SHIK-un.

Një pjesë e kësaj LDK-je janë pjesë aktive të SHIK-ut .

E dimë se PDK-ja janë të pafytyrë ndërsa këta të LDK-së kanë dhjetë fytyra./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat