Gjuriq: “Në Kosovë e Metohi” është ndërtuar e po ndërtohet identiteti serb”

Aktuale

Gjuriq: “Në Kosovë e Metohi” është ndërtuar e po ndërtohet identiteti serb”

Më: 8 prill 2018 Në ora: 19:31
Pamje nga vizita

Marko Gjuriq hyri në Kosovë të shtunën në mbrëmje me leje të institucioneve të Kosovës.

Ai u përcoll nga Policia e Kosovës dhe karabinerët italianë për të marrë pjesë në liturgjinë fetare të Pashkëve ortodokse në Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Gjuriq u shoqërua edhe nga përfaqësues të Listës Serbe.

Nga Manastiri i Banjskës, ai u ka dhënë përkrahje serbëve të Kosovës.

“Serbia gjithmonë do të jetë pranë popullit të saj në Kosovë e Metohi. Ne serbët jemi pak në numër, por popull i guximshëm dhe liridashës”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka deklaruar se në Kosovë është ndërtuar dhe po ndërtohet identiteti serb.

“Do të mbijetojmë dhe do që qëndrojmë këtu në Kosovë e Metohi. Ne dimë, si Serbi, që të mbrojmë popullin tonë, sepse këtu për më shumë se njëmijë vjet, këtu ndërtohet identiteti i tërë popullit serb. Është ndërtuar në të kaluarën, ndërtohet sot dhe të jeni të sigurt se do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, ka thënë Gjuriq.

Më 26 mars, Gjuriq kishte hyrë pa leje në Kosovë. Ai më pas ishte arrestuar në Mitrovicë të Veriut nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Gjuriq ishte sjellë me duar të lidhura në stacionin e policisë në Prishtinë dhe më pas ishte dërguar në Serbi përmes pikës kufitare në Merdare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat