Veseli: Përmes Kushtetutës kemi ushtruar sovrantitetin dhe integritetin e vendit

Aktuale

Veseli: Përmes Kushtetutës kemi ushtruar sovrantitetin dhe integritetin e vendit

Më: 9 prill 2018 Në ora: 13:43
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar me rastin e 10 vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Veseli shkruan në Facebook se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka arritur t’i jetësojë detyrat dhe funksionet themelore të mekanizmave të shtetit, duke arritur qëllimin e vet thelbësor me sukses.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

 “Në këto dhjetë vjet, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka arritur të jetësojë detyrat dhe funksionet themelore të mekanizmave të shtetit tonë, duke arritur qëllimin e vet thelbësor me sukses. Nëpërmjet saj, kemi dëshmuar mundësitë tona duke ushtruar sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmbanë standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut. Akti më i lartë juridik krijoi bazën për integrimin e shtetit në institucionet euro-atlantike. Kemi ende punë për të bërë, duke i kontribuar avancimit të Kushtetutës dhe zbatueshmërinë e plotë të saj. Urime 10 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat