“Thaçi dhe Veseli nuk kanë raport shoqëror”

Aktuale

“Thaçi dhe Veseli nuk kanë raport shoqëror”

H.Orana Nga H.Orana Më 9 prill 2018 Në ora: 16:57
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se nëse i analizojmë zhvillimet e vitit të fundit, si në skenën politike, ashtu dhe në PDK, lirisht mund të  konkludojmë se raporti mes Z. Hashim Thaçit dhe z. Kadri Veselit, nuk është raport i mirëfillt dhe shoqëror.

“Të marrim shembull dy palë zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë, qoftë ato qendrore apo dhe lokale, PDK, nuk funksionoi oj si një trup i vetëm, ashtu siç ishim mësuar ta shohim. Ndoshta nuk mund të konstatohet apo të thuhet fjala sabotim, por me siguri që ka patur një mungesë të shtuar vullneti, për të zhvilluar fushatë fituese për PDK, nga ana e njerëzve të Thaçit. Madje ka zëra të cilët flasin nëpër koluare të ndryshme, që thonë që disa segmente të PDK-së, kanë punuar me shumë për LVV-sje. Sidoqoftë, kjo temë nuk me takon mua ta shtjelloj. Por, ajo që shihet, është se raporti mes tyre , duke të mos jetë harmonik. Edhe në ngjarjet e fundit, po dëshmohet dita ditës së Presidenti Thaçi, ka marrë vendime krye në veti, pa i involvuar as z. Veseli, por as Kryeministrin”, thekson Duhanaj.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat