Reagon edhe Vuçiq për deklaratat e Thaçit: Pushkët tua nuk e ndalën Serbinë

Aktuale

Reagon edhe Vuçiq për deklaratat e Thaçit: Pushkët tua nuk e ndalën Serbinë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 17:41
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Presidentit i Kosoves Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi në përvjetorin e Betejës së Koshares. Pak më parë, para Presidentit serb ka reaguar edhe vartësi I tij Marko Gjuriq.

“Nuk dua të merrem me pushka dhe armë si Thaçi, ai le ta bëjë këtë. Por pushkët e tij nuk e shkatërruan serbin po disa aeroplanë. E jona është që të bëjmë politikë të paqes“ ka deklaruar Vuçiq gjatë një vizite në Mostar.

Ai ka thënë se deklarata e Thaçit duhet të shikohet me kujdes ku ai thotë se para 19 vjetësh përgjithmonë është hequr kufiri shqiptaro-shqiptar

„duhet ti pyesim disa nga bashkësia ndërkombëtare se çka mendojnë për këtë edhe a është sulmuar më 1999 Serbia pikërisht për këtë“ ka thënë Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat