Shikoni se si “eskalon” Ramush Haradniaj: O bina naj mish o ti djalë, do mish…

Aktuale

Shikoni se si “eskalon” Ramush Haradniaj: O bina naj mish o ti djalë, do mish…

Nga: P.R Më: 9 prill 2018 Në ora: 19:18
Foto nga ndeja në Gjakovë

9 Prilli shënon betejën e lavdishme të Koshares. Edhe sot, si çdo vit, u shënua kjo ditë në Koshare, duke përkujtuar heroizmin e treguar nga luftëtarët e UÇK-së.

Sot, të pranishëm në Koshare ishin edhe presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ministra, zëvendës ministra, deputetet, zyrtarë te institucioneve  partive politike në Kosovës, dhe një numër i madh i qytetarëve të vendit, shkruan “Bota sot”.

Por, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, kanë zgjedhur që më pas te festojnë së bashku në hotelin e këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishit, Xenit.

Si gjithmonë, në darkat dhe ndejat e Thaçit e Haradinajt, edhe këtë herë bie në sy luksi i shfrenuar, ku tavolina ishte përplot me pije dhe mish.

Duke shikuar këtë video, në një moment dëgjohet kryeministri Ramush Haradinaj duke kërkuar më shumë mish, që si duket nuk i mjaftonte.

“O bina do mish o ti djal”, dëgjohet thirrja e Haradinajt.

Këtë moment mund ta ndiqni në minutën 5:20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat