Deputeti i LDK-së, Thaçit e Haradinajt: Pasi u ngopët mish, tregoni kush e vrau Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajn dhe Tahir Zemajn

Aktuale

Deputeti i LDK-së, Thaçit e Haradinajt: Pasi u ngopët mish, tregoni kush e vrau Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajn dhe Tahir Zemajn

Nga: P.R Më: 9 prill 2018 Në ora: 19:59
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, pemës një postimi në faebook, ka reaguar pas publikimit të videos, në të cilën presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj shihen duke ngrënë mish në hotelin e këngëtarit, Shkëlzen Jetishi.

Ai ka kërkuar nga Thaçi e Haradinaj të tregojnë se kush i vrau heronjtë e Kosovës, Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajn dhe Tahir Zemajn.

Image
Haxhi Avdyli

“Disa lider si Hashimi e Ramushi, në betejën e lavdishme të Koshares, paskan derdh lotë e pasi u ngopen mish ,paskan bë thirrje heroike per luftë te re me Serbinë. Një pyetje krejt të lehtë per ju :A thua a dini dicka kush i vrau ministër Ahmet Krasniqi, Komandant Smajl Hajdaraj dhe Tahir Zemaj. Ju para se me bë homazhe aty , do i kishit nderu Luften e Koshares ,nese tregoni kush i vrau keta heronj . Krejt Kosova e dimë që ju dini , po ju keni vendos mos me fol”, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat