Ka dalë edhe një video e re nga dreka në Gjakovë e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj në hotelin e këngëtarit Shkëlzen Jetishi.
Ka qenë djali i këngëtarit, Korab Jetishi, ai i cili ka publikuar një video të re nga kjo drekë.
Në videon e re, shihet se Presidenti Thaçi kishte ikur më herët nga kjo drekë, shkruan “Bota sot”.
Lexo edhe këtë lajm: Shikoni se si “eskalon” Ramush Haradinaj: O bina naj mish o ti djalë, do mish…
Po ashtu, ajo që ka rënë në sy, janë fotot e shumta të Ramush Haradinajt me të pranishmit, ndërsa që fotograf, si duket ka qenë vëllai tjetër, Dauti, deputet i AAK-së.
Për më shumë shikojeni videon: