Paralajmëron Erdogan: Do të ketë operacione të reja në Kosovë

Aktuale

Paralajmëron Erdogan: Do të ketë operacione të reja në Kosovë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:29
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mirëpritur operacionin Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) ndaj strukturës së organizatës FETO në shtetin qendror afrikan të Gabonit. Ky shtet ka sjellë në Turqi tre krerë të organizatës.

Mirëpo, Erdogan nuk është ndalur me kaq. Gjatë një tubimit të partisë së tij ka paralajmëruar se do të ketë përsëri arrestime të reja në Republikën e Kosovës ndaj gylenistëve që kanë mbetur në shtetin tonë.

“Nuk do të jetë operacioni i fundit edhe në Kosovë. Do të ketë  operacione të reja në Kosovë kundër këmbës ballkanike të FETO-s”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 29 mars autorietet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar gjashtë gylenistë, 5 profesorët dhe 1 doktor.

Të gjashtë të dyshuarit akuzohen për lidhje me organizatën FETO dhe lidhen direkt në përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut 2016 që la më shumë se 250 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat