Abdixhiku: U sulmova nga kapësit vetëm pse kërkova pastrim e listave të veteranëve

Aktuale

Abdixhiku: U sulmova nga kapësit vetëm pse kërkova pastrim e listave të veteranëve

Nga: N.H Më: 10 prill 2018 Në ora: 20:34
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje protestën e sotme, ku një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së kanë protestuar, me ç’rast shpalosën kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve.

Abdixhiku thotë se të njëjtit duhet përkrahur nga të gjithë. Kjo betejë s’është veçse e tyre. Është e gjithë shoqërisë.

Ndër tjerash, Abdixhiku tregon se kur kishte ngritur muaj më parë këtë temë në Parlament, ishte sulmuar nga kapësit me argat ‘gulçues’ si tradhtar e urryes i UÇK-së.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot disa ushtarë të UÇK-së kanë protestuar dhe kërkuar - me plot të drejtë - pastrimin e listave fallce të veteranëve. Të njëjtit duhet përkrahur nga të gjithë. Kjo betejë s’është veçse e tyre. Është e gjithë shoqërisë.

Kur kisha ngritur muaj më parë këtë temë në Parlament, isha sulmuar nga kapësit me argat gulçues si tradhëtar e urryes i UÇK-së; veçse kërkoja pastrim listash. Sot, vet ushtarët e saj, ata që ja dojnë njëmend të mirën trashëgimisë së UÇK-së, kërkojnë vet një gjë të tillë. Çfarë kanë për t’u thënë të tillëve tash?

Sa për dijeni, për shkak të falsifikimit të listave, për shkak të shitjes së certifikatave, për të gjithë manipulimet e bëra e të pranuara publikisht, Kosova ka sot mbi 50,000 veteranë. Këta falsifikues prodhojnë një kosto buxhetore prej 100 milionë eurove në vit - për secilin vit. Praktikisht ne japim dyfish më shumë për veteranë të rremë se sa që japim për ushtri.

Me largimin e falcifikatorëve, ne jo vetëm që u japim meritë luftëtarëve njëmend, por edhe mund të dyfishojmë kontributet për të njëjtit. Sot ata marrin veçse lëmoshë. Marrin lëmoshë sepse në listë me ta ka dhe të tillë që gjatë luftës ishin vetëm 3 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat