Berisha i reagon Kadrijajt: Isa Mustafa është mirë, së shpejti kthehet në politikë

Aktuale

Berisha i reagon Kadrijajt: Isa Mustafa është mirë, së shpejti kthehet në politikë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 20:36
Isa Mustafa

Besnik Berisha, këshilltar i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ka përsëritur se ish-kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai i ka reaguar deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj e cila ka thënë se LDK-se nuk i konvenon hyrja ne zgjedhje per shkak se kryetari i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se javëve në vijim, Mustafa do t’u kthehet aktiviteteve politike.

Ky është postimi i Berishës:

Sapo e degjova znj. Time Kadriaj, deputete e AAK-se, e cila, duke e arsyetuar mendimin e saj se pse nuk mund te rrezohet qeveria, tha se LDK-se nuk i konvenon hyrja ne zgjedhje per shkak se “ Kryetari i saj eshte ne gjendje te rende shendetesore”.

Deshiroj ta demantoj znj. Kadriaj vetem sa i perket gjendjes shendetesore te z. Mustafa, ngase ajo cfare deklaroi ajo, nuk eshte e sakte.

Z. Mustafa gezon shendet te mire, problemet qe kishte me heret jane ne eliminim e siper dhe ne javet ne vijim z. Mustafa do t’u kthehet aktiviteteve te tij politike dhe akademike.

P.s. Ky demant behet vetem per te informuar drejt opinionin lidhur me gjendjen shendetesore te z. Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat