Haradinaj ndryshon fjalët: Kam qenë në dijeni për gjithë aksionin e arrestimit të Gjuriqit

Aktuale

Haradinaj ndryshon fjalët: Kam qenë në dijeni për gjithë aksionin e arrestimit të Gjuriqit

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:34
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se ‘nuk di’ asgjë për rastin e arrestimit dhe ndalimit të Marko Gjuriqit.

Mirëpo ndryshe nga ajo ditë, Haradinaj ka thënë se ka qenë në dijeni për gjithë aksionin dhe se e ka monitoruar gjatë gjithë ditës aksionin.

Haradinaj madje thotë se kishte qenë edhe ‘pro’ arrestimit të Gjuriqit.

“Po kam qenë pro, e kam monitoru tan ditën, kam qenë në dijeni për gjithë aksionin” ka thënë Haradinaj në T7.

Arrestimi i Marko Gjuriq dhe sjellja e tij në Prishtinë dhe më pas depërtimi i tij në Serbi ka ngjallur reagime të ndryshme në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat