Sejdiu: Ende s’ka asgjë zyrtare për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Sejdiu: Ende s’ka asgjë zyrtare për rrëzimin e Qeverisë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 12:08
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Grupi i Deputetëve të Pavarur ende nuk ka qëndrim nëse do ta mbështesin ose jo një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës. Kjo për faktin, se ende nuk kanë asnjë iniciativë zyrtare, pavarësisht deklarimeve publike të partnerit opozitar LDK-së, se shumë shpejt do ta iniciojnë një mocion mosbesimi.

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, e ka quajtur hipotetike derisa nuk ka asgjë zyrtare as nga LDK-ja e as nga ndonjë grup tjetër parlamentar për ndonjë nismë për rrëzimin e Qeverisë.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se qeverisja aktuale nuk është duke trajtuar tema të rëndësishme, por po merret si gjithmonë me tema periferike dhe që nuk e ndreqin mirëqenien e qytetarëve.

Sejdiu: S’kemi kërkesë zyrtare nga LDK për rrëzimin e Qeverisë

“Krejt çka po thoni ju është hipotetike, asgjë s’ka ndodhur...s’ka asnjë...jo ata publikisht po flasin, por nuk kemi asnjë lëvizje sa i përket ndonjë iniciative e cila sigurohet që bëjmë një hap sa i përket diskutimeve për qeverinë dhe të ardhmen. Në fakt, konteksti i krijuar në Kosovë pas arrestimit të Gjuriqit është kontekst i cili ije si pasoj e kërcënimit të listës për dorëheqje nga Qeveria, pra një qeveri minorancë. Në fakt, edhe në fillim kur është themeluar kjo qeveri ju kemi treguar se nëse kemi Listën Serbe si pjesë të qeverisë dhe me Listën Serbe formoni Qeverinë atëherë jeni peng i vendimeve të Vuçiqit dhe nëse kemi qenë kundër që Qeveria të formohet me Listën Serbe atëherë duhet të aplikojmë të njëjtin parim edhe kundër Qeverisë. Pra nuk duhet të jemi instrument të Vuçiqit në mbarëvajtjen e punëve tona. Derisa LDK apo kushdo tjetër nuk organizon apo nuk ndërmerr diçka, për mua është hipotetike”, u shpreh ai.

Sejdiu ka folur edhe për inicimin e projektligjit për referendumin, të cilin e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm, ani pse të njëjtën nismë e kanë paralajmëruar edhe ish-partia e tyre, Lëvizja Vetëvendosje.

Sejdiu: Projektligji për referendumin është një ecje përpara

“Projektligji për referendumin është një ecje përpara, një nismë e mirë ligjore dhe kushdo që të procedon qoftë ne qoftë LVV mendoj që është një e mirë për vendin. Nuk mendoj që duhet të bëhet ky diskutim se kush po e bënë, mendoj që është i domosdoshëm ky ligj për vendin tonë. Ne si deputet, si grup kemi nisur edhe ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore. Mendoj që kjo është një hap përpara për të rregulluar çështjet e kuvendit”, u shpreh ai.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të shpallë referendum në pajtim me Ligjin për referendumin. Ligji për referendumin përcakton rregullat dhe procedurat, të cilat nuk janë paraparë në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Sejdiu: Më 16 prill seanca e radhës e Kuvendit, do të shqyrtohen këto pika

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet më datë 16 prill dhe do të trajtohen diku afër 26 pika të rendit të ditës, prej tyre pesë interpelanca.

“Është shumë me rëndësi që më në fund  interpelancën për “Conture Global” dhe marrëveshjen komerciale që e ka nënshkruar Qeveria e Republikës së Kosovës me të do ta trajtojme në Kuvend, aty ku e ka vendin”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, kjo marrëveshje përceçse nuk është shpërfaqur në mënyrë se si duhet as nuk është trajtuar në public në mënyrën se si duhet, është një marrëveshje e cila ka inplikime edhe ekonomike edhe financiare edhe ligjore, dhe në asnjë moment nuk sjellë ndonjë dobi sa i përket çmimit për konsumatorin, barrës buxhetore për shtetin dhe as për stabilitetin energjetik e dizersifikimit që duhet në sektorin e energjisë.

***

Kuvendi mban seancë më 16 prill, pesë interpelanca në rend dite 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendimin që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të mbahet të hënën e ardhshme.

Në këtë seancë, në rend dite do të jenë 26 pika.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

7.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

8. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,

9. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

10.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,

11.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

12.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

13.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,

14.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

15.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,

16.Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,

17.Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

18.Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

19.Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

20.Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Grupit të “Deputetëve të Pavarur” për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare,

21.Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat