Albulena Haxhiu: GDP ka vjedhur draftin e Vetëvendosjes

Aktuale

Albulena Haxhiu: GDP ka vjedhur draftin e Vetëvendosjes

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:33
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës Albulena Haxhiu ka reaguar për projektligjin për referendum që GDP e ka dërguar në Kuvend. Sipas Haxhiut projektligji i proceduar nga GDP është projektligji që është drafti i Lëvizjes. Po ashtu ajo vlerëson se GDP ka vjedh ketë projektligj që sipas saj është mjaftë e ulët dhe e dënueshme.

Postimi i Albulena Haxhiut:

Sapo u njoftova që GDP ka proceduar në Kuvend projektligjin për referendum.

Të hënën në konferencë për medie, kam njoftuar që gjatë kësaj jave, do t’a procedojmë këtë projektligj në Kuvend.

U njoftova që projektligji që ka proceduar GDP, është projektligji që është drafti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i njëjti pa ndryshuar asgjë. ( natyrisht pa korrektimet që i kemi finalizuar dje në grupin punues të Lëvizjes, e që kanë qenë të nevojshme)

GDP ka pasur mundësi t’a dërgoj një draft tjeter. Vjedhja e këtij projektligji është e ulët dhe e dënueshme.

Konkurencën le t’ja bëjnë PDK-së dhe jo Lëvizjes! Por në fakt me PDK-në ka kohë që nuk janë marrë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat