Maxharraj: Çarje në PDK, partia e Veselit drejt shkatërrimit

Aktuale

Maxharraj: Çarje në PDK, partia e Veselit drejt shkatërrimit

Nga: Bota Sot Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:02
PDK

Opinionisti Binak Maxharraj, ka komentuar ndarjen e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë.

Përmes një shkrimi të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, Maxharraj ka thënë se është interesant se pse nuk ka ndonjë reagim të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli në lidhje me këtë.

Sipas tij, PDK po shkon drejt shkatërrimit total.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Çarje në PDK 

Diçka s'po marr vesh në Fushë Kosovë, PDK-së iu ç’kapë komplet dega e saj me të gjitha strukturat duke formuar iniciativë qytetare në vete. 

Shumë interesante është kjo punë kur PDK po i ç’kapet komplet partia në një komunë, kurse asnjë reagim publik nuk vjen nga selia qendrore e kësaj partie, bile s'ka reagim as nga Hashim Thaçi e as nga kryetari i saj Kadri Veseli. 

Si duket të gjithë janë pajtuar se kjo parti po shkon drejtë shkatërrimit të saj total, sepse si duket edhe ata vetë e kanë pa së nga kjo parti e Pronto, hajdutësh nuk ka mbet asgjë prej saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat