VV: Sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave, shkas korrupsioni

Aktuale

VV: Sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave, shkas korrupsioni

Më: 12 prill 2018 Në ora: 14:33
Fitore Pacolli në konferencën për medie

Përmbushja e kushtit kryesor për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar po del se është një proces i pa tejkaluar për këtë Qeveri dhe për këtë klasë politike.

Kështu ka thënë deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në konferencën për medie, ku foli edhe për bordet e partizuara.

Pacolli: Është e sigurt se nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet

“Tashmë është e sigurt se nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet, dhe është shumë e qartë se Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret sa I përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, vet përfaqësuesit e Zyrës Evropiane shpresonin se do të ketë ndonjë propozim pozitiv nga Komisioni Evropian. Pra, shpresonin, nuk ishte ajo se ishin të bindur se do të merrnin një propozim pozitiv. Pra, kjo len të kuptoj që ne nuk kemi ecur mjaft me përmbushjen e kushtit themelor, dhe për këtë arsye Kosova nuk do të ec tutje sa I përket liberalizimit të vizave”, ka thënë se Pacolli.

Deputetja e VV-së, duke folur për ndërmarrjet publike ka thënë se kjo gjendje e krijuar tash e sa vjet, mund të kuptohet më së miri në rastin e ndërmarrjeve publike.

Përderisa, sipas Pacollit, punëtorët e këtyre ndërmarrjeve rrezikojnë të humbin pagën që mbështesin dhe mbajnë familjet.

Pacolli: Çdo ditë e më tepër po rrezikohet funksionimi i ndërmarrjeve publike

“Përveç partizimit të këtyre bordeve, përveç se këta njerëz janë anëtarë të këtyre partive politike dhe kanë funksione politike në këto parti, më e keqja është se aty janë vendosur njerëz jo kompetent, pa përgatitje profesionale, pa përvojë apo me përvojë minimale, pasi që këta njerëz janë lehtë të instumentalizuar dhe të manipuluar. Pra, kjo është kriteri kryesor të cilin e shohin këto parti politike. Dhe në këtë mënyrë çdo ditë e më tepër po rrezikohet funksionimi ndërmarrjeve publike”, theksoi ajo.

Pacolli shtoi se menjëherë pas luftës në të gjitha bordet ka pasur anëtarë të PDK-së dhe LDK-së, dhe tashmë së fundi po i shtohen edhe anëtarët e AAK-së dhe të Nismë-s.    

Sipas deputetes së VV-së, në bordin e Trepçës, janë emëruar jashtëligjshëm gjashtë anëtarë dhe në mesin e tyre përveç se këta njerëz janë partiak dhe kanë poste politike, për më keq të gjithë janë jo profesionist dhe pa përvojë për të kryer detyrat e anëtarit të Bordit.

Pacolli në fund tha se njëjtë është vepruar edhe me bordin e Telekomit të Kosovës, sipas saj, bordi dje në mbledhjen e parë ka emëruar ushtrues detyre për shef ekzekutiv Zeqir Kiqina, anëtar i AAK-së në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat