Kusari-Lila: Thaçi ta lërë postin, Haradinaj kryeministri më i dobët

Aktuale

Kusari-Lila: Thaçi ta lërë postin, Haradinaj kryeministri më i dobët

Më: 12 prill 2018 Në ora: 21:33
Mimoza Kusari – Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga subjekti “Alternativa”, Mimoza Kusari – Lila, nuk është kursyer ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kusari – Lila ka kërkuar që Thaçi ta lirojë postin e presidentit.

“Lirimi i pozitës së presidentit nga Hashim Thaçi është e domosdoshme që Kosova të ecë përpara. Mbajtja e pozitës së presidentit nga Thaçi po i sjellë vetëm dëme Kosovës. Që të shpëtohet ai vetë dhe që të shpëtohet Kosova ai duhet ta lirojë postin”, ka thënë ajo në emisonin “N’Kuvend” të RTK-së.

Qeverinë e aktuale Kusari Lila e ka quajtur skandaloze e Ramush Haradinajn kryeministrin më të dobët që e ka pasur Kosova. 

“Haradinaj ka pasur retorikë të fortë, por unë nuk e mbajë në mend që Kosova ka pasur ndonjëherë kryeministër më të dobët. Në një periudhë të shkurtër kohore ka arritur të krijojë aq shumë skandale sa që nuk po arrijë as t’i përcjellë. Duhet të kemi qeveri që ka mandat të mirfilltë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat