Policia shpërndan tubimin e Organizatës Studim, Kritikë, Veprim

Aktuale

Policia shpërndan tubimin e Organizatës Studim, Kritikë, Veprim

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovë sonte ka shpërnda tubimin e Organizatës Studim, Kritikë, Veprim gjatë shënimit të 8-vjetorit të kësaj organizate.

Organizata Studim, Kritikë, Veprim sonte në parkun e qytetit të Prishtinë, ishte duke e shënuar 8-vjetorin e themelimit të kësaj organizate.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, janë arrestuar edhe disa aktivistë të kësaj organizate.

Policia ka kryer aksionin me pretekst se disa nga fqinjët janë ankuar për shkak të zhurmës së madhe të muzikës që kishin lëshuar gjatë këtij manifestimi.

Organizata Studim, Kritikë, Veprim, është organizatë studentore, e cila është e afërt me Lëvizjen vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat