Beqiri: Gazmend Muhaxheri pak u ngut, për kryeministrin vendosin forumet e partisë

Aktuale

Beqiri: Gazmend Muhaxheri pak u ngut, për kryeministrin vendosin forumet e partisë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:11
Ismet Beqiri

(E plotësuar)- Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të përsëris mbajtjen e zgjedhjeve të reja nacionale.

Në mbledhjen e rregullt javore që LDK-ja mban të premteve sekretari Ismet Beqiri fillimisht ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të kryetarit Isa Mustafa, i cili për tre muaj gjendej në shërim në Gjermani.

Beqiri tha se kthimi i Mustafës është lajm i mirë për LDK-në, familjen e tij dhe të gjithë Kosovën.

Sipas Beqirit me prezencën e kryetarit edhe mundësitë për veprim të LDK-së janë më të mira ndërkohë që ka vlerësuar punën e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Beqiri tha se në LDK nuk kanë biseduar për zgjedhje brenda partisë ndërkohë që tha se zgjedhje do të ketë në vitin e ardhshëm.

Beqiri: Prioritet I kemi zgjedhjet nacionale, jo  ato në parti

“Në LDK nuk ka kurrfarë përgatitje për zgjedhje partiake, sepse ne në vitin e ardhshëm I kemi zgjedhjet e rregullta që fillon nga 1 janari deri 31 dhjetor 2019. Prioritet I LDK-së për këtë vit janë përgatitjet për zgjedhje të reja  nacionale sa më shpejt që është e mundur”, tha Beqiri.

Ai ka përsëritur se jkjo është qeveri e pakicës e themeluar me vështirësi dhe siç tha Beqiri e dobësuar dhe me një mori dështimesh.

Sipas Beqirit edhe Kuvendi është jo funksional pasi që sipas tij çdo ligj varet nga opozita e që sic tha Beqiri  nuk do të ishte normale për një koalicion qeveritar.

Sekretari Beqiri tha se sjellja e LDK-së ndaj zhvillimeve në vend ka qenë gjithnjë konstruktive dhe për këtë ai ka përmendur votimin e Demarkacionit duke thënë se këto vota I kanë dhënë për qytetarët dhe për faktin se është e njëjta marrëveshje e vitit 2015, sado që dikush e thotë të kundërtën.
 Beqiri në konferencë ka folur për ofertën që LDK ka bërë për të gjitha aprtitë për një datë të zgjedhjeve por edhe për paralajmërimet për mocionin për ta rrëzuar Qeverinë.

Beqiri: Nuk kemi datë për mocion por e kemi në opsion

“Angazhimi ynë është që në një datë të ardhshme, sot s’po e them datën të përgatitemi që të  bëjmë një mocion për rrëzimin e qeverisë por që të dyja rastet e para dhe e dyta duhet të bëhet me një koordinim me spektrin opozitar dhe me të tjerët me të gjithë ata që kanë vullnet  për të shkuar në zgjedhje”, tha Beqiri.

Beqiri ka përsëritur se DK do të bëhet pjesë  e votimeve të gjitha atyre ligjeve që janë në interes publik, ndërsa kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit.

Cdo tentim të bëhet diçka jashtë kësaj, sipas sekretarit të LDK-së  është e e papranueshme dhe nuk pranojnë asnjë shantazh nga Lista Serbe që kanë paralajmëruar për formimin e një asociacioni.

Beqiri në konferencë ka folur edhe për kandidaturën për kryeministër që kryetari aktual i Pejës ka paralajmëuar.

Beqiri tha se secili në LDK ka të drejtë të kandidojë se dhe ka shumë njerëz meritorë në LDK për këtë post por që tha se në fund vendosin forumet e partisë.

Beqiri: Muhaxheri u ngut pak por s’ka lidhje

“E dini që ka aspirantë kjo tregon që kemi shumë njerëz që nesër mund t’i shohim në Qeveri, por është shumë e qartë që secili që pretendon duhet ta marr pëlqimin e forumeve sepse kjo tekefundit nuk është vetëm dëshirë...ndoshta e ka thënë pak herët por s’ka lidhje. Nesër mund të del edhe dikush tjetër por është e rëndësishme kush merr vendim”, tha Beqiri.

Sekretari Beqiri ka folur edhe në lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës e cila sipas tij nuk mund të bëhet pa përkrahejn edhe të miqve ndërkombëtarë e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo qeveri e ‘lodhët’ s’mund ta drejtojë më vendin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se synojnë që këtë vit vendi të shkojë në zgjedhje, qoftë përmes një marrëveshje politike, qoftë përmes mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Në konferencën e përjavshme për media, ai ka deklaruar se institucionet kryesore të vendit janë duke dështuar të kryejnë detyrat e tyre, ndaj duhet ndryshim rrënjësor që mund të bëhet vetëm përmes një procesi zgjedhor.

“Qeveria është e dështuar. Është vlerësim i yni që edhe kuvendi është jofunksional. Javën që lam pasë ne kemi pasur takim me Angelina Eichhorst dhe me Mattheë Palmer, dhe në të dyja i kemi paraqitur opinionet tona, duke argumentuar qëndrimet tona pse duhet të shkojmë në zgjedhje dhe pse kjo qeveri e lodht e brishtë nuk mund të qeverisë më më vendin”.

“Qëndrimi ynë si opozitë ka qenë konstruktiv vazhdimisht, e kemi treguar vazhdimisht, sidomos në rastin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Rrugëzgjidhje për dalje nga kjo situatë do të ishin zgjedhjet e reja, që do të mbaheshin këtë vit. Ne e kemi ofruar mundësinë që të ulemi të bisedojmë për të caktuar datën e zgjedhjeve. Kemi edhe nga pozita që nuk janë kundër zgjedhjeve të reja”.

“Angazhimi ynë është që në të ardhmen të bëjmë mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie. Por për të dyja na duhet koordinim me të gjithë faktorët që janë të interesuar për të shkuar në zgjedhje”.

“Ne do të sillemi si opozitë konstruktive, veçanërisht për ligjet që lidhen me integrime europiane. Por nuk përjashtohet mundësia që të jemi edhe opozitë që nuk voton ligje, apo nuk merr pjesë në votim, për ta shtuar presionin ndaj kësaj qeverie”.

“Neve na thonë që shpesh nuk jemi seriozë. Por unë jam i bindur që ai(kryeministri Ramush Haradinaj) nuk është serioz. Ne jemi të interesuar që këtë vit të mbahen zgjedhjet. Dhe ne këtë gjë nuk e lidhim me liderin. Normalisht që po të ishte Isa Mustafa prezent do të ishte më mirë për ne. Por mendoj që punët i kemi mirë, sepse duam që të jemi zëri i qytetarëve të pakënaqur me këtë që po ndodh në vend”.

Beqiri, po ashtu ka komentuar deklaratat e Gazmend Muhaxherit, kryetar i Pejës, i cili ka thënë se të arriturat e tij politike e bëjnë atë kandidat të denjë të LDK-së për postin e kryeministrit të vendit, kurdo që të mbahen zgjedhjet.

“Ne jemi shtëpi e madhe. Jemi parti politike ku mendoj se ka shumë njerëz që mund t’i hyjnë asaj gare. Unë s’e marr me të keq vullnetin e shprehur nga Gazmend Muhaxheri. Por është e qartë si merren vendimet në LDK. Nuk është tregues se kemi telashe. Ka shumë aspirantë dhe kjo nuk është gjë e keqe aspak. Por secili që pretendon duhet ta marrë bekimin dhe pëlqimin e forumeve të partisë. Vullneti i tij nuk duhet nënçmuar. Ndoshta e ka thënë pak herët, por s’e marrim me të keq. Ka pasur edhe para tij, që tinëz kanë thënë gjëra të ngjajshme”.

Sipasj tij, ushtria duhet bërë sa më parë që të jetë e mundur, por se pa ndihmën e miqve ndërkombëtar nuk mund të bëhet kurrsesi, meqë nuk do të ishte funksionale.

“Ushtria e Kosovës është nevojë e qytetarëve të Kosovës. Por ajo nuk mund të bëhet pa përkrahjen e miqve tanë. Ne nuk mund të paraqitemi rrahagjokës se e bëjmë vet këtë gjë. Nuk mund të kemi ushtri pa përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s. Ne mund t’ia bëjmë qejfin vetes, por ushtri funksionale nuk mund të kemi”.

LDK konferencë e rregullt javore (Drejtpërdrejt)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. Në konferencë do të flet sekretari i LDK-së Ismet Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat