Ky është ministri i ri i Punëve të Brendshme

Aktuale

Ky është ministri i ri i Punëve të Brendshme

Nga: A.M. Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:54
Bejtush Gashi dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) -Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar sot si  ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin.

Këtë e ka bërë të ditur vet  kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku i ka premtuar Gashit mbushjeje në punën e tij.  

Postimi i plotë:

Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.

Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.

Pacolli emëron ministrin e ri të Punëve të Brendshme, por Gashi thotë se ende s’ka vendosur

Pas dorëheqjes së Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, AKR-ja tashmë veç ka vendosur për emrin e ri që do ta sjellë në krye të kësaj ministrie.

Kreu i AKR-së dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një prononcim  ka konfirmuar se ka emëruar për Ministër të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

“Po është e vërtetë, Bejtush Gashi do të jetë ministri i ardhshëm i MPB-së. Sot ia kam dorëzuar edhe vendimin kryeministrit Haradinaj”, ka thënë Pacolli.

Image
Bejtush Gashi

Por, Bejtush Gashi ka konfirmuar se AKR e ka propozuar për ministër të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.

“Po, jam i njoftuar nga subjekti i AKR-së ose presidenti i këtij subjekti Behgjet Pacolli për nominimin tim për ministër të Punëve të Brendshme”, ka thënë Gashi. 

Ai nuk ka dashur të deklarojë se a do ta pranojë këtë detyrë,  për të cilën tha se  do të njoftohen më vonë.   

Ndryshe, pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, AKR-ja tashmë veç ka vendosur për emrin e ri që do ta sjellë në krye të MPB-së.  Bejtush Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Ai më parë ka mbajtur edhe një pozitë të rëndësishme në Qeveri, pasi që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër  i FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat