Albulena Haxhiu i reagon Ramush Haradinajt për ministrat e akuzuar

Aktuale

Albulena Haxhiu i reagon Ramush Haradinajt për ministrat e akuzuar

Nga: A.M. Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:55
Albulena Haxhiu dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për ministrat të cilët janë nën akuza.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se “shteti i së drejtës e liberalizimi i vizave bëhet vetëm me njerëz të pa-korruptuar e të ndershëm”.

Postimi i plotë:

Kryeministri Haradinaj sot paska thënë se nuk do të shkarkohen ministrat që kanë aktakuza për korrupsion dhe pikërisht sot në mbledhjen e Qeverisë ai përkrahu ndryshimet në Kodin Penal që kanë për qëllim largimin nga postet publike të zyrtarëve që kanë aktakuza për korrupsion!

Korrupsioni nuk luftohet kështu. Jo me Qeveri të korruptuar dhe jo me hipokrizi dhe hedhje hi syve të qytetarëve.

Shteti i së drejtës e liberalizimi i vizave bëhet vetëm me njerëz të pakorruptuar e të ndershëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat