Hoxhaj: Shqiptarët në Mal të Zi ta votojnë Gjukanoviqin, Kosova s’pranon status të vëzhguesit në OKB

Aktuale

Hoxhaj: Shqiptarët në Mal të Zi ta votojnë Gjukanoviqin, Kosova s’pranon status të vëzhguesit në OKB

Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:55
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka folur për fazën e fundit të dialogut me Serbinë. Ish-kryediplomati kosovar ka thënë se fundi i këtij procesi do ta bëjë Kosovën me ulëse në OKB. Hoxhaj ka hedhur poshtë mundësinë që Kosova të bëhet vëzhguese në Kombet e Bashkuara, duke fituar një status të ngjashëm me Palestinën. Duke komentuar rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, zëvendëskryeministri thotë se ky mekanizëm do të marrë statusin e personit juridik kur Kosova të bëhet anëtare e OKB’së.

Ndryshe, Hoxhaj ka folur edhe për zgjedhjet në PDK duke thënë se ende nuk dihet se kush do të jenë kandidatët për të parin e partisë.

“Është herë të flitet dhe paragjykohet për epilogun e kryetarit të partisë apo strukturave të tjera. Pra në këtë fazë nuk mund të dihet kush do të jetë kandidat për kryetar të partisë dhe nëse do të jetë një apo më shumë kandidat” thekson ai.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës ka komentuar edhe zgjedhjet presidenciale të së dielës në Mal të Zi duke thënë se vota për Milo Gjukanoviq do të jetë përcaktuese për të ardhmen europiane të këtij shteti. Ndërkohë që njëri nga kundërkandidatët e Gjukanoviq, është shprehur se do ta shfuqizojë vendimin për njohjen e Kosovës nëse i fiton zgjedhjet.

“Pikërisht kjo deklaratë është një ftesë për shqiptarët që të votojnë pro Gjukanoviqit, i cili mbi të gjitha interesohet që ky vend të lëvizë drejt të ardhmes së tij në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe avancimi i këtij vendi drejt NATO-s dhe BE-së do të jetë edhe avancim për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi” ka theksuar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat