Zv/kryeministri Hoxhaj në Vjenë me agjendë lobimi për liberalizimin e vizave

Aktuale

Zv/kryeministri Hoxhaj në Vjenë me agjendë lobimi për liberalizimin e vizave

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:15
Zv/kryeministri Hoxhaj në Vjenë me agjendë lobimi për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Vjenë në vizitë zyrtare. Në agjendën e takimeve me drejtues të institucioneve, Hoxhaj ka pasur diskutim për liberalizimin e vizave për Kosovën, perspektivën evropiane dhe rritjen e investimeve të Austrisë në Kosovë.

Në takime të ndara me kryeparlamentarin austriak, Wolfgang Sobotka, dhe ministrin austriak për Evropë, Gernot Blümel, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka ngritur temën e liberalizimit të vizave, si prioritet me rëndësi të madhe për Qeverinë e Kosovës, duke shtuar se roli i Austrisë në këtë proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Një temë tjetër kyçe që është diskutuar në këto takime është edhe organizimi i një forumi të madh ekonomik të Kosovës dhe Austrisë, gjë që do të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, e në veçanti nënkupton investime të reja për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka marrë pjesë edhe në konferencën për shënimin e dhjetë vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Austrisë.

Në këtë konferencë zëvendëskryeministri Hoxhaj ka folur për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës dhe kompletimin e sovranitetit përmes anëtarësimit të plotë në OKB. Foli edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, të cilën e cilësoi me rëndësi strategjike jo vetëm për Kosovën por edhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat