Endriti mbush 19 vjet, ja si e uron Hashim Thaçi

Aktuale

Endriti mbush 19 vjet, ja si e uron Hashim Thaçi

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:46
Hashim Thaçi dhe Endriti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka zgjedhur rrjetin social “Facebook” për të uruar djalin e tij, Endritin.

Ky i fundit sot feston ditëlindjen e tij të 19-të, kurse Presidenti e ka uruar me anën e një rrëfimi për kohën e luftës dhe se si ai i dha forcë.

“Endrit, urime ditëlindja e 19-të! Si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte, dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jenë gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte” kishte shkruar Thaçi në postimin e tij.

Ndryshe, Endriti tashmë është shndërruar edhe në një personazh shumë të komentuar sidomos për jetën private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat