Thaçi: Ma kanë konfirmuar se liberalizimi i vizave ndodh sivjet

Aktuale

Thaçi: Ma kanë konfirmuar se liberalizimi i vizave ndodh sivjet

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:28
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se votimi i demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është një sukses i jashtëzakonshëm dhe Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që i ka pasur për liberalizim të vizave.

“Tani më Kosova ka implementuar të gjitha kriteret që ishin caktuar nga Bashkimi Evropian, edhe lufta ndaj korrupsionit ka vazhduar dhe për këtë është dëshmuar. Tani më nuk ka dilemë, unë edhe gjatë takimeve që i kam pasur edhe me Komisionarin Hahn dhe Mogherinin më është konfirmuar se liberalizmi i vizave do të ndodh gjatë këtij viti”, tha Thaçi për televizionin publik, RTK.

Sipas tij, Kosova do të lëvizë përpara edhe me themelimin e Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe.

“Kosova ka ecur përpara dhe me këtë është dëshmuar edhe me vendimin e kryeministri Haradinaj për të ecur përpara për Asociacionin, ndërsa Serbisë i kanë mbetur edhe dy çështje që nuk i ka përmbushur ajo për urën dhe ajo për energjinë. Nuk ka dilema, ky është vit i vizave për Kosovën”, deklaroi ai.

I pari i vendit vlerësoi se Asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, ky Asociacion mbetet në kompetencat e ekspertëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat