Ndihma që Turqia po ia bënë Kosovës sipas Hashim Thaçit

Aktuale

Ndihma që Turqia po ia bënë Kosovës sipas Hashim Thaçit

Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:56
Hashim Thaçi dhe Erdogan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lartë raportet mes Kosovës dhe Turqisë, qysh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Thaçi gjatë një interviste në RTK, po ashtu ka folur për deportimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova për në Turqi.

Ai ka vlerësuar lartë shtetin turk krahas raportit me Kosovën. Thaçi ka kujtuar se Turqia ka qenë njëra ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën, duke shtuar po ashtu se ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Turqia është një prej vendeve të para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka dhënë shumë ndihmë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke lobuar për këtë. Kosova është në proces të integrimit në UNESCO dhe INTERPOL. Ajo do të ndihmojë. Arrestimi i gjashtë qytetarëve duhet të shikohet si rast i izoluar. Kosova ka deportuar mbi 300 qytetarë dhe duhet të shikohen të gjitha hallkat”, tha ai.

Sipas tij ish-ministri Flamur Sefaj dhe ish-shefi i AKI-së kanë bërë punë të mirë për vendin.

Ai po ashtu ka folur edhe për refuzimin e Spanjës për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ka thënë se shteti spanjoll nuk është kundër Kosovës por ka probleme të brendshme.

“Edhe Spanja nuk është kundër Kosovës, por ka probleme të brendshme. Kosova nuk është Kataloni. Ajo ka qenë pjesëmarrëse kundër Serbisë, edhe pjesë në NATO. Është në autoritetin e tyre autonom. Kjo vlen edhe për Greqinë, Sllovakinë e Qipron. Unë pres që Athina në një të ardhme të afërt të merr vendim të njeh Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat