Reagimi i parë nga Kosova për sulmet në Siri, Haradinaj jep një mesazh

Aktuale

Reagimi i parë nga Kosova për sulmet në Siri, Haradinaj jep një mesazh

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas intervenimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në Siri. 

Nëpërmjet rrjetit shoqëror ka thënë se Kosova e përkrah këtë intervenimin për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri.

“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat