Veseli në mbështetje të sulmit në Siri

Aktuale

Veseli në mbështetje të sulmit në Siri

Nga: A.M. Më: 14 prill 2018 Në ora: 12:32
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli  ka reaguar pas sulmeve në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet aleate.

Veseli ka thënë se “Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit”.

Postimi i plotë:

Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit. Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe. Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat