Maxharraj: LDK me këta emra, do të dridhte Klanin Pronto

Aktuale

Maxharraj: LDK me këta emra, do të dridhte Klanin Pronto

Nga: A.ZH Më: 14 prill 2018 Në ora: 17:21
LDK

Opinionisti profesor doktor Binak Maxharraj, përmes një shkrimi të dërguar në “Bota sot”, ka komentuar në lidhje me zërat për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së.

Maxharraj ka thënë se “garda e vjetër” e kësaj partie, duhet t’u lëshojë udhë të rinjëve, që do t’i fitonin bindshëm zgjedhjet e reja.

Sipas tij, emrat si Vjosa Osmani, Anton Quni, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku e Naser Rugova, do të dridhnin Klanin Pronto.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

LDK duhet të ketë kujdes së kënd po e zgjedh kryetar të saj

Nuk e di se sa është e vërtetë se LDK na u paska ndarë në katër grupe të brendshhme për pushtet brenda partisë. Unë nuk besoj gjithaq në këtë. Këto mund të jenë floskula të Klanit Pronto dhe SHIK-ut, të cilët e luajnë lojën e tyre të fëlliqët për të “trullos” LDK-në. Por, ata kanë harruar se tashëm narkoza i ka dal LDK, ata në LDK janë kthjellë, u ka dalë gjumi.

Tashti aty ka njerëz të zotët, të mençur, të dijshëm, kanë mbetë të vjetrit, por edhe kanë ardhë shumë të ri, të zotët që do ta çojnë LDK-në përpara. Unë mendoj pasiqë Agim Veliu dje e dha lajmin se duke e pasur parasysh moshën, por edhe gjendjen e tij shëndetësore Isa Mustafa do ta lë LDK-në, kjo është normale dhe e domosdoshme për partinë.

Pas kësaj, nuk duhet të ketë fërkime dhe luftë bërrylash në LDK. Është e nevojshme, korrekte, por edhe njerëzore që ajo, pak siç po i thonë “grada e vjetër” kësaj radhe të rrijë pak anash dhe topin e lojës të ju ipet të rinjëve, të cilët fort mirë do ta drejtonin Partinë, sepse kanë kaçik, kanë kurajo, dije dhe nuk shantazhohen nga askush.

Në mesin e këtyre që partia duhet të drejtojë gishtin për t’a zgjedh kryetar, ka shumë, por pa kurrfare pretendimi, unë I veçoi këta:  Vjosa Osmanin, Anton Qunin, Avdullah Hotin, Lumir Abdixhikun, Naser Rugovën, etj.

Me këta njerëz dhe me njërin prej tyre si prijës, LDK do të del shumë më e fortë, do t’I dridh qarqet e Klanit Pronto me SHIK në krye dhe fuqishëm do t’I fitonte zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat