Paraburgim një muaj për 6 anëtarët e SKV-së

Aktuale

Paraburgim një muaj për 6 anëtarët e SKV-së

Më: 14 prill 2018 Në ora: 19:57
Protesta e SKV-së

Gjykata në Prishtinë e mori sot vendimin e saj për gjashtë të arrestuarit e Lëvizjes Studentore për Barazi “Studim, Veprim, Kritikë”.

KALLXO.com merr vesh se Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar paraburgimin prej një muaji gjashtë të arrestuarve të Organizatës Studentore për Barazi  “Studim, Veprim, Kritikë”.

Gjashtë anëtarët e SKV-së ishin arrestuar në natën mes të enjtes dhe të premtes në parkun e qytetit në Prishtinë ku organizata po festonte tetëvjetorin e themelimit.

Anëtarë të SKV-së protestuan dje para Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Policia njoftoi dje se ka intervenuar në park pas ankesave të qytetarëcve se të tubuarit atje po prishin rendin e qetësinë publike dhe po përdorin narkotikë e alkool.

Anëtarët e SKV-së po dje mohuan përdorimin e gjësendeve të paligjshme, ndërsa policia tha se ka gjetur në vend të ngjarjes gjësende të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat