Sulmi në Siri, Kurti: Ishte e nevojshme ndërhyrja

Aktuale

Sulmi në Siri, Kurti: Ishte e nevojshme ndërhyrja

Më: 14 prill 2018 Në ora: 20:16
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas sulmit të SHBA-së, Britanisë dhe Francës ndaj regjimit të Sirisë, ka thënë se ishte e nevojshme ndërhyrja e tyre, për t’i ndaluar kapacitetet e tyre luftarake që po i përdorin për maskruar popullin e tyre.

“Duam paqen, e nuk gëzohemi për asnjë luftë, mirëpo agresioni mizor ndaj civilëve nuk mund të na lërë indiferentë, sidomos neve që e kemi parë e pësuar vetë, në Kosovën tonë. Dëshira jonë do të ishte zgjidhja përmes rrugëve paqësore, përmes diskutimit e bashkëpunimit, por etja e diktatorëve për pushtet nuk i lejon këto. Prandaj ishte e nevojshme ndërhyrja, së paku për t’i ndalur kapacitetet e tyre luftarake që po i përdorin për të masakruar popullin e vet”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai uron të marrë fund sa më shpejt katastrofa njerëzore në Lindjen e Mesme dhe shpreson që të ketë sa më pak viktima.

“Urojmë që të marrë fund sa më shpejt katastrofa njerëzore në Lindjen e Mesme, dhe shpresojmë, me sa më pak viktima. Diktatorët duhet të lëshojnë udhë - e vetmja mënyrë e politikëbërjes kombëtare e ndërkombëtare duhet të jetë demokracia sepse ajo i bën popujt sovranë”, ka përfunduar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat