Islami “godet” keq Thaçin dhe PDK-në: Idiotë, maskarenj, shantazhues, përdhunues...

Aktuale

Islami “godet” keq Thaçin dhe PDK-në: Idiotë, maskarenj, shantazhues, përdhunues...

Nga: D.RR Më: 14 prill 2018 Në ora: 22:57
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, përmes një statusi në Facebook, ka hedhur akuza të rënda drejt Thaçit dhe PDK-së, duke i quajtur idiot, maskara, përdhunues, shantazhues, shfrytëzues, përfitues, ku ende besojnë në ëndrrën e bukur të çlirimtarit.

Ai shton se Hashim Thaçi është antivlera e çlirimtarit.

Postimi i plotë:                                        

Një shoqëri pa busullë orientimi e qon vendin në humnerë, 19 vite nga përfundimi i luftës nuk mundet të këndellet dhe të beson së pari në vetveten. Kjo shoqëri ende me mentalitetin e robit, me besim të rrejshëm në politikët idiot, maskara, përdhunues, shantazhues, shfrytëzues, përfitues , ende besojnë në ëndrrën e bukur të çlirimtarit.
Popull, Hashim Thaçi është antivlera e çlirimtarit, ky është president i turpit, ky përfaqëson vetëm interesin e një grup njerëzish që kanë uzurpuar Kosovën.
Popull kemi nevojë që Thaçin dhe të tjerët si ky ti hedhim në shportën e harresës, ata vendin e kanë tek përgjegjësia pra të përgjigjen për krejt atë që i kanë bërë vendit.
Shteti ndërtohet pa ta, shteti mund të marrë rrugë të drejt vetëm kur këta të janë prapa grilave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat