E rrallë, Ramush Haradinaj kujton vëllaun e vrarë paslufte

Aktuale

E rrallë, Ramush Haradinaj kujton vëllaun e vrarë paslufte

Më: 15 prill 2018 Në ora: 11:35
Shkelzen dhe Enver Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar vëllezërit e vet Shkelzen dhe Enver Haradinajn, ka shkruar se familja e tyre ka pas shumë dhimbje e padrejtësi, por kjo dhembje duhet të kthehet në forcë.

“Shkëlzen dhe Enver, pushka juaj i dha krah lirisë! Familja jonë ka pas shumë dhembje e padrejtësi. Sot këtë dhembje duhet ta kthejmë në forcë, që t’ia besojmë lirinë ligjit dhe përditë të angazhohem që të triumfojë drejtësia në vendin tonë. Pushoni të qetë vëllezër”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Kujtojmë se Enver Haradinaj, vëllau i kryeministrit Ramush Haradinaj është vrarë në prill të vitit 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat