Deportimi i shtetasve turq po hetohet nga Avokati i Popullit

Aktuale

Deportimi i shtetasve turq po hetohet nga Avokati i Popullit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 13:22
Shtetasit turq te arrestuar dhe te deportuar

Procesi i vendimmarrjes dhe zbatimi i procedurave në rastin e deportimit të shtetasve turq është duke u hetuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Deportimi i gjashtë shtetasve turq solli shumë diskutime, duke thënë se edhe u shkelen standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Pas kësaj edhe institucioni i Avokatit të Popullit filloi hetimet lidhur me depërtimet e bëra nga institucionet shtetërore.

Nga zyra e Avokatit të Popullit, kanë shprehur se tashmë kanë filluar hetimet dhe janë në fazën e mbledhjes së informatave të zbulesave. Sipas tyre, po hetohet edhe procesi i vendimmarrjes dhe zbatimi i procedurave nga autoritetet përgjegjëse.

Më tej, ata kanë nënvizuar se një i tillë është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Shkrimin e plotë mund të lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat