Kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj, po përballet me probleme në qeverinë e tij, ku opozita po paralajmëron mocion mosbesimi ndaj tij.
E në një intervistë në televizionet shqiptare, Haradinaj iu përgjigj pyetjes së gazetares se cili është vesi i tij i keq.
Haradinaj theksoi se ka shumë vese të këqija, por e përmendi një më të veçantë sipas tij.
Ai thotë se një ndër veset e tij më të këqija e ka kokën, pasi sipas Haradinajt, ai e kruan shpesh atë.
“Kam shumë vese të këqija, e njëri prej tyre është që e kruaj kokën shpesh”- tha Haradinaj në një intervistë.