"Ndarja e Kosovës s’do të ndodhë derisa të mos ketë pajtim nga ndërkombëtarët"

Aktuale

"Ndarja e Kosovës s’do të ndodhë derisa të mos ketë pajtim nga ndërkombëtarët"

Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:24
Vuk Jeremiq

Lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, tha se Serbia nuk duhet të zgjedhë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, pasi anëtarësimi në BE nuk është i realizueshëm në të ardhmen.

Ai tha për televizionin shtetëror kinez CGTN se "është e vështirë të imagjinohet që Serbia të pranohet në BE me problemin e pazgjidhur të Kosovës, por është gjithashtu e vështirë të imagjinohet që Serbia të hyjë në BE edhe nëse e zgjedhë".

I pyetur nëse Serbia ka hequr dorë nga sovraniteti në Kosovë, duke nënshkruar marrëveshjet në Bruksel, Jeremiq tha se nuk pajtohet me këtë interpretim, dhe shtoi se megjithatë bisedimet duhet të mbaheshin më me kujdes diplomatik.

Në pyetjen se nëse ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhje e qëndrueshme, Jeremiq tha se kësaj i kundërvihen shumë faktorë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe tre vende të përhershme të OKB-së dhe kjo nuk do të  ndodhë derisa të ketë rezistencë të tillë.

"Në qarqe të caktuara në Beograd dhe në Prishtinë ekziston disponimi  për ndarjen, por do të jetë e pamundur, derisa për këtë zgjidhje nuk do të sigurohet konsensusi në Këshillin e Sigurisë", tha Jeremiq.

Ai ka shtuar se nevojitet një kompromis, "por ai nuk duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat