Flet nëna e Aulon Zekës pas dënimit me 15 vjet të vrasësve të djalit të saj

Aktuale

Flet nëna e Aulon Zekës pas dënimit me 15 vjet të vrasësve të djalit të saj

Më: 16 prill 2018 Në ora: 10:37
Aulon Zeka

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 15 vite burgim tre të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës.

Me këtë vendim nuk është pajtuar nëna e Aulonit. Ajo menjëherë pas përfundimit të seancës ka deklaruar se vendimi është i ulët.

“Me i vra ata në shesh ata të tre është pak”, deklaroi ajo para mediave.

E ndërkohë Gjykata ka dënuar me 9 vite e 6 muaj. Vajza, 3 vite. i treti, 1 vit e 6 muaj.
Avokati, Skender Musa tha se do të bëjnë ankesë për rritje të dënimit, për vajzën.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale. Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.
Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat