Pacolli takohet me Kryeministrin bullgar, merr mbështetje për integrimin në BE

Aktuale

Pacolli takohet me Kryeministrin bullgar, merr mbështetje për integrimin në BE

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:05
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Kryeministri bullgar, Boyko Borisov

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar sot me Kryeministrin bullgar, Boyko Borisov.

Pacolli ka njoftuar se mbështetja e Bullgarisë si Kryesusese e Presidencës së Këshillit Evropian do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Koosvën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit në BE.

“Sot pritëm në një takim të përbashkët, Kryeministrin bullgar, Boyko Borisov. Mbështetja e Bullgarisë si Kryesuese e Presidencës së Këshillit Evropian do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit në BE. Kryeministri Bullgari e ri-konfirmoi atë që kam thënë edhe më herët në lidhje me pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Sofje me 17 Maj, 2018”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat