Dërgohen në Kuvend emrat e ri për Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Aktuale

Dërgohen në Kuvend emrat e ri për Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:19
Shyqiri Bytyçi


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur që është paraqitur lista prej nëntë anëtarëve të ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Arsimit në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.

Bytyqi deklaroi se pas procedurës dhe hapjes së konkursit, kanë aplikuar gjithësej 35 persona të cilët janë futur në një listë të ngushtë prej 16 personave, raporton lajmi.net.

“Menjëherë pas rekomandive të Kuvendit, unë si ministër kam thirr Komisionin për Hartimin e Udhëzimit Administrativ, dhe në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë akterët për formimin e  një udhezimi cilësor administrator” deklaroi ai.

“Pas publikimit të konkursit kanë aplikuar 35 kandidatë të cilët janë futur në një listë të ngushtë prej 16 anëtarëve, pastaj janë emëruar nëntë anëtarë të këshillit të cilësisë, dhe nga këta nëntë profesionistë 50% janë femra dhe 50 % janë meshkuj” bëri të ditur Bytyqi.

Ministri Bytyçi kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që të votohet kjo listë e anëtarëve të ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke shtuar që qëllimi kryesor i kësaj është që të funksionalizohet Agjencioni Kosovar i Akredimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat