LDK kërkon komision hetimor për shpenzimet e lobimit

Aktuale

LDK kërkon komision hetimor për shpenzimet e lobimit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:25
Grupi Parlamentar i LDK-së

Grupi Parlamentar i LDK-së procedon kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor i cili do të hetojë shpenzimet pa bazë ligjore për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë

“Kohë më parë mediat e shkruara dhe elektronike në vend raportuan lidhur me shuma të mëdha parash publike të shpenzuar për gjoja aktivitetet lobuese. Për më tepër letra e publikuar e z. Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime. Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e rregullt javore pati ngritur këtë çështje duke paralajmëruar formimin e Komisionit hetimor për të hetuar këto raportime”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Andaj sot, me iniciativën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa për themelim të Komisionit Hetimor në lidhje me fondet e ndara nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për lobim .

Ky Komision do të hetojë të gjitha mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat