Ambasadori Minxhozi përgënjeshtron Safet Gërgjaliun

Aktuale

Ambasadori Minxhozi përgënjeshtron Safet Gërgjaliun

Më: 17 prill 2018 Në ora: 16:07
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi ka fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës, se nuk ka bërë një organizim të duhur dhe nuk i ka njoftuar bizneset shqiptare për të marrë pjesë në panairin “Prishtina 2018”, pasi bizneset e Shqipërisë kanë interes për të marrë pjesë në panairet e Kosovës.

Minxhozi ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, se ka humbur besimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për të bërë biznes.

Sipas Minxhozit, Kosova ka Shqipërinë destinacionin kryesor në shkëmbimet ekonomike dhe atë që Kosova e eksporton në Shqipëri gjatë një viti, nuk e realizon me të gjitha vendet e rajonit së bashku.

Minxhozi: Bizneset e Shqipërisë nuk kanë qenë të njoftuara për Panairin

“Është e pa mundur që kompanitë e Shqipërisë mos të kenë interes për të qenë prezent në këto evenimentet e tilla të rëndësishme tregtare, sepse këtë e tregojnë edhe shifrat që ka një tendencë në rritje. Natyrisht se ka probleme që janë njohur kohëve të fundit për sa i përket lehtësimit të procedurave me radhë, por kjo nuk e justifikon një pjesëmarrje pothuajse inegzistente të Shqipërisë në këtë panair… Ata që e kanë organizuar këtë aktivitet duhet të ishin më në kohë, duhet të kishin marrë masa më tepër për lajmërimet e me radhë, sepse kjo nuk ka të bëjë që bizneset e Shqipërisë, nuk kanë dëshirë që të marrin pjesë”, theksoi Minxhozi.

Diplomati shqiptar ka thënë se këmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë një trend pozitiv dhe në rritje.

Minxhozi: Nuk mendoj se është kështu si është thënë

“Nuk mendoj se është kështu si është thënë, sepse marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës me shkëmbime tregtare janë duke u rritur. Vitin e kaluar Shqipëria eksportoj në Kosovë 150 milionë euro dhe Kosova në Shqipëri eksportoj 50 milionë euro. Trendi ka qenë gjithmonë në rritje, edhe në këtë vit që po flasim, tre mujori ka shifra optimiste. Bizneset e Kosovës në Shqipëri janë 20 për qind më lartë se sa e njëjta periudhë e tre muajve të vitit të kaluar. Edhe bizneset e Shqipërisë në drejtim të Kosovës kanë një rritje rreth 2 përqind. Prandaj, kjo nuk pasqyron aspak nivelin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona në fushën e shkëmbimeve tregtare. Unë e shikoj më tepër si mungesë organizative, nga organizatorët, sepse interesi si i palës kosovare ose edhe i palës tjetër matën kufirit, është shumë i madh për të pasur marrëdhënie në nivele më të larta. Trendi ka qenë gjithmonë në rritje, edhe në këtà « vit që po flasim, tre mujori ka shifra optimiste. Bizneset e Kosovës në Shqipëri janë 20 për qind më lartë se sa e njëjta periudhë e tre muajve të vitit të kaluar. Edhe bizneset e Shqipërisë në drejtim të Kosovës kanë një rritje rreth 2 përqind”, theksoi ai.

174 kompani do të marrin pjesë nesër në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2018”, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia, ndërsa vetëm një nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat