Norvegjia mbështet përpjekjet për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Norvegjia mbështet përpjekjet për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Më: 17 prill 2018 Në ora: 16:41
Hashim Thaçi, sot ka pritur sekretarin e shtetit të MPJ-së së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur sekretarin e shtetit të MPJ-së së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

Thaçi tha se strategjia e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Samiti BE-së me 28 vendet e Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje, janë konfirmim i të ardhmes evropiane të rajonit tonë.

“Kosova po vazhdon me konsolidimin e shtetësisë. Ne kemi marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe po punojmë për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, sekretari i shtetit të MPJ-së së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka, theksoi se Norvegjia është partner i përkushtuar i të gjitha vendeve të rajonit dhe i përpjekjeve të tyre për paqe e stabilitet të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat