Deportimi i gylenistëve, shkelje e sundimit të ligjit

Aktuale

Deportimi i gylenistëve, shkelje e sundimit të ligjit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:52
Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova, deportimin e mëhershëm të gjashtë gylenistëve nga Kosova për në Turqi e ka konsideruar shkelje të sundimit të ligjit.

Ajo në një konferencë për media në Prishtinë tha se shqetësuese është mënyra se si ata janë deportuar.

Apostolova: Deportimi i shtetasve turq, shkelje e sundimit të ligjit

“Në raport thuhet se ky është shqetësim dhe konsiderojmë si shkelje të sundimit të ligjit, sidomos mënyra se si janë deportuar. Kjo është pasqyruar në raport dhe shihet si një prej shqetësimeve”, tha Apostolova. 

Ndryshe, si rezultat i deportimit të gjashtë gylenistëve janë shkarkuar  ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe kreu i AKI-së, Driton Gashi. Deportimi i gjashtë shtetasve turq ka shkaktuar edhe debat të nxehtë në Kuvendin e Kosovës. /N.Jakupi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat